Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar mbrëmjen e sotme denoncimin e një mjeke në lidhje me vdekjen enjë 30-vjeçari në Sanatorium, i cili është zhvendosur në Elbasan, për shkak të sitautës me koronavirusin.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Spahia thekson se vdekja e të riut me turbekuloz, erdhi për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik.

Në mesazhin e dërguar sipas demokratit, nga një mjeke, thuhet se i riu, i është nënshtruar në operacioni për apendicit në Tiranë, dhe më pas është transportuar sërish në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një ditë më vonë nga tromboza.

MESAZHI I ISH-DEPUTETIT
Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium. Jeta e tij shkoi dëm vetem për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash.
Denoncimi më poshtë tregon kalvarin 24 orësh Elbasan – Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën. Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!
Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale!
Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj.

Sms
Sms

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb