Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ndërsa thekson se marrëveshja e arritur sot në Bruksel, është e njëjta me atë të vitit 2016-të.

Çitaku përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se kjo marrëveshje e nënshkruar barazon policinë me huliganët që kanë vendosur barrikadat.

“E njëjta marrëveshje ishte arritur në vitin 2016, me disa hapa prapa. KFOR nuk është reaguesi i parë. Dhe, pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje barazon forcat e zbatimit të ligjit në Kosovës me huliganët që ngrenë barrikada”, ka shkruar Çitaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb