3 gola për 3 pikë, Man.City kalon pa shumë probleme Leeds United në transfertë, ku Erling Haaland edhe një herë bën liderin, por i shërbyer në dy raste në mënyrë perfekte nga Grealish. Ekipi i Pep Guardiolës ruan hapin e Arsenal, por sërish mbeten minus 5 pikë nga kreu.

Në një ndeshje të kontrolluar në çdo aspekt, ku krijuan 26 raste për gol, avantazhi vonojë më shumë se sa pritej teksa u desh një goditje e Rodri në limitet e pjesës së parë për t’i dhuruar epërsinë “qytetarëve” të Pep Guardiolës.

Pjesa e dytë pa si protagonistë dyshen Grealish-Haaland, i pari shërben, i dyti finalizon, një skemë e tillë u vu në jetë fillimisht në minutën e 51-të ku Haaland dyfishojë shifrat. Në të 64-tën dyshja përsëriti veten me norvegjezin që realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Man.City. Me ketë dygolësh, Haaland shkon në kuotën e 20-të golave në 14 ndeshje në Premier League, 26 gola në total këtë sezon. Goli i Strujik në minutën e 74-tën vlen thjesht për statistika duke sigluar shifrat përfundimtare në 1-3.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat angleze i kushtuar faqet e para paraqitjes së Man.City, mbi të gjitha të dyshes Grealish-Haaland.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb