Është kohë festash por “Premier Liga” nuk ndalet. Në orën 16:00 janë luajtur pjesë dërrmuese e javës së 20-të të kampionatit anglez.

Manchester City pas humbjes me Liverpul vetëm dy ditë më parë është rikthyer te fitoret. Në “Etihad Stadium” skuadra e Guardiolës ka mposhtur 2-1 Bournmuth. Kjo sfidë u vështirësua shumë pasi në minutën e 36-të Frnandinho do të ndëshkohej me të kuq, duke lënë me 10-të lojtarë “qytetarët” në një moment kur ndeshja ishte 0-0.

Clishy dhe Agurro ishin ata që dërguan topin në rrjetë duke i dhënë një fitore me mjaft vlerë Cityt. Me këtë trepikësh ata renditen në vendin e 3-të me 42 pikë.
5df17
Liverpul nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në sfidën e parë të 2017-ës. “Redsat” janë ndalur në transertë 2-2 kundër Sunderland. Të besuarit e Klopit humbasin kështu terren në luftën për titull duke ia bërë më të thjeshtë Chelsea-s.

Me një pikë të siguruar Liverpul mban vendin e dytë me 44-ër pikë, 5-së më pak se Chelsea që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Kujtojmë se në orën 18:15, Manchester United luan në transfertë ndaj West Ham. Skuadra e Mourinhos kërkon të ruajë vazhdimsinë dhe të afrohet sa më shumë me kreun. Në pesë takimet e fundit ajo i ka fituar të gjitha ndeshjet duke marrë pikë të plota.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb