Manchester City i Pep Guardiolës ka marrë fitoren e 7 radhazi në “Premier League” pasi sot ka mundur në “Etihad Stadium” skuadrën e Burnley me rezultatin 3-0.



Golat për ‘qytetarët’ janë shënuar në minutën e 30-të nga Aguerro, 73-ën Otamendi dhe në të 75-ën Sane. Pas 9 ndeshjesh në kampionat Manchester City udhëheq me 25 pikë, 8 fitore dhe vetëm një barazim.

1508596846256_lc_galleryImage_HUDDERSFIELD_ENGLAND_OCTO
Rivalët e Manchester United çuditërisht janë mundur sot në transfertë nga skuadra debutuese e “Premier League” Huddersfield. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho pësoi disfatën e parë në kampionat me rezultatin 2-1.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë pasi në minutën e 28-të Mooy dhe në të 33-të Depoitre arritën të kalonin topin pas shpinës së De Gea-s. United u hodh i gjithi në sulm por arriti vetëm të shkurtonte diferencën. Golin e vetëm për “djallin” e shënoi Marcus Rashford në minutën e 78-të.

Manchester United renditet në vendin e dytë me 20 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb