Mënyra se si Manchester City u tërhoq nga gara për të marrë sulmuesin kilian Alexis Sanchez ishte disi e habitshme, me lojtarin që përfundoi tek United një javë më parë. Por duket se kjo ka qenë një lojë e trajnerit Pep Guardiola, që ka të tjera plane për ekipin e tij. E përditshmja britanike “Sunday Mirror” bën me dije se “qytetarët” kanë gati një ofertë prej 150 milionë stërlinash për të marrë verën e ardhshme mesfushorin e Chelsea, Eden Hazard. Ky do të ishte transferimi rekord në historinë e Premier League, shkruan telesport.

Trajneri spanjoll ka piketuar mesfushorin belg si objektivin numër 1 të merkatos së ardhshme dhe do të shpenzojë gjithçka për ta sjellë në skuadër. Ndaj Manchester City refuzoi çdo kërkesë të Sanchez për një pagë të majme, pasi ato parà do t’i shpenzojë për Hazard, që ka shumë kërkesa në merkato (e kërkon edhe Real Madrid). 27-vjeçari belg ende nuk e ka rinovuar kontratën me Chelsea edhe pse përflitet se kjo gjë do të ndodhë brenda muajit shkurt, por ky është një sinjal se ai mund të largohet.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: