Manchester City ka fituar me rezultatin e thellë  6-0 ndaj  Shakhtar Donetskut duke bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimit për fazën tjetër të Ligës së kampionëve.  City tregoi një formë të mirë që në fillim të takimit dhe në minutën e 13’të kaluan në epërsi me anë të David Silvas.


Në pjesën e parë u shënua edhe një gol pasi që u akordua një penallti shumë e çuditshme për Cityn, të cilën në gol e shndërroi Gabriel Jesus në minutën e 24’të. City vazhdoi lojën e mirë edhe në pjesën e dytë dhe trefishoi epërsin me Sterling ë vetëm pas katër minutave lojë të kësaj pjese.

Goleada e City vazhdoi edhe në fund të pjesës së dytë. Jesus shënoi dy gola, një në minutën e 71’të dhe një në minutën e 90’të, ndërkaq në minutën e 84’të shënoi Mahrez.

REZULTATET
Benfika-Ajaks 1-1 (Honas 29′ / Tadic 61′)
Bajern-AEK 2-0 (Levandovski 30′ (p), 71′ )
Lion-Hofenhaim 2-2 (Fekir 20′, Ndombele 28′ / Kramaric 65′, Kaderabek 90’+2′)
Man. Siti-Shakhtar 6-0 (Silva 13′, Zhezus 24′ (p), 72′ (p), 90’+2′, Sterling 49′, Mahrez 84′)
Plzen-Real Madrid 0-5 (Benzema 21′ 37′, Kasemiro 23′, Bejl 40′, Kros 67′)
Juventus-Man. Junajtid 1-2 (Ronaldo 65′ / Mata 86′, Pogba 90)

BalkanWeb