Gëzuar ditëlindjen Clint Eastwood që sot feston 90 vjetorin e tij. Ikona e filmave western ka lindur në 31 maj 1930, dhe e kaloi fëmijërinë duke shëtitur nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur ishte i ri ai vendosi të ndalonte në Californi, ndërsa pridnërit e tij shkuan të jetonin në Texas. Dashuria me shikim të parë me Hollywood-in në këtë pikë ishte e paevitueshme. Aktori legjendar i ekranit të madh, producenti dhe regjisori karrierën e nisi në vitet ’50 dhe identifikohet shpejt për role të ashpra, apo figurën e kauboit.

Majat i arrin në vitet ‘60 me filma si “Njeriu pa emër”, “Për një grusht dollarë më shumë”, apo “I miri, i keqi dhe i shëmtuari”.

Në karrierën e vonë vlen të theksohen “Million dollar baby” apo “Gran Torino”, në të cilët është protagonist, regjisor dhe producent.

Eastwood ka fituar 149 çmime dhe është nominuar për 173 të tjerë në karrierën e tij të gjatë. Ka fituar Oscar si regjisor për “Unforgiven” dhe “Million dollar baby”. Në 2009 fitoi “Palmën e artë” në Festivalin e Kanës dhe Luanin e Artë në Festivalin e Venecias.

Roli i fundit i aktorit në ekranin e madh ishte në vitin 2018, me “The Mule”.

(da.xha/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb