Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka supozuar se si do të ndodhte takimi i saj si Presidente e Amerikës me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ajo është munduar ta imitojë Putinin edhe me zë, duke supozuar ndonjë bisedë mes tyre.

“Mund ta imagjinosh një bisedë me Putin. Ishte kryeministër dikur, tani President. Dhe kur e takon e pyet, do të bëhesh President sërish? Dhe ai thotë, Po, po.  Dhe ti e pyet, po kryeministër, ai do thoshte: Ide e shkëlqyer, e shkëlqyer”, thotë Clinton teksa imiton Putinin, ndërsa salla shpërthen në të qeshura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: