TIRANË – Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Çlirim Gjata ka bërë një denoncim të fortë në studion e emisionit “Open” në “News 24”. Gjata tha se 5 protestues janë keqtrajtuar në polici.

Gjata tha se sot në shesh ishin mijëra protestues. Ai tha se protesta kishte një sërë kauzash, të tilla si shpopullimi dhe mjerimi që ka mbuluar vendin. Më tej, Gjata deklaroi se protestuesit kanë dalë në shesh, sepse Edi Rama ka çuar drejt greminës.

“E para. Të ndalurit në protestë janë keqtrajtuar, janë 5 persona që janë keqtrajtuar në komisariate. Gjithashtu, sapo më është thënë se media prestigjoze Uashingon Post sapo ka shkruar një artikull për demonstratën e sotme. Unë gjithmonë kam thënë se nuk ka rëndësi sa persona janë në një kauzë, por e rëndësishme është kauza. Jemi në dimër, liderin e kemi të arrestuar dhe sërish kishte shumë persona në shesh. Protesta ishte e madhe dhe asgjë nuk ndikoi. Protesta iu përgjigj bashkimit të opozitës, drejt asaj që quhet federatë. Sot u hodhën edhe idetë e programit elektoral. PD sot ka liderin të arrestuar në mënyrë të paligjshme, opozita është goditur në mënyrë të rëndë dhe sërish populli ka dale në protestë. Protesta ishte kundër korrupsionit, si dhe kundër shpopullimit, si pasojë e gjenocidit ekonomik që ka kapluar vendin”, deklaroi Gjata.

/Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb