Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i përgjigjet sërish kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili komentoi më herët deklaratën e Gjatës se opozita ka ende shpresë që ndryshimet kushtetuese nuk do të implementohen.

Ndërsa Balla thotë se uron që PD mos ketë rifilluar alibitë për të shmangur zgjedhjet, Gjata thotë se propozimet e opozitës janë në tryezën e socialistëve me shkrim.

STATUSI I PLOTË
Taulant Balla e ka me shkrim propozimin e PD për hapjen 100 % të listave.

Tani Taulanti dhe shefi i tij Edi Rama duhet të bëjnë të mundur që shqiptarëve të mos u ofrojnë si alternativë Ndraxhët e bandës se Avdylajve, apo Cyrbjat e bandës së Shullazit.

PS dhe Edi Rama duhet të kenë besim tek socialistët në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të heqin dorë nga marrja e propozimeve prej bandave! Vetëm një përjashtim mund të lejohet: Taulant Balla mund të konsultohet me mikun e tij trafikantin e drogës! ?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb