Kryetari i Grupit Parlamentar tëPS-së, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Fierit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane, u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.

Sipas Ballës Shqipëria u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist. “E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi dhe sakrificave të panumërta njerëzore”, thekson Balla.

Postimi i Ballës:
📍Sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Fierit.
Në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane, u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.
Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë.

Shqipëria jonë e vogël u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi dhe sakrificave të panumërta njerëzore.
Nderim Dëshmorëve të Atdheut🇦🇱
Lavdi Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare👐🏼

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb