TIRANË

Në ditën e Çlirimit të kryeqytetit, nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari deklaron se sot Tirana gjendet sërish e pushtuar nga sekti i Rilindjes i cili ka marre peng të ardhmen e kryeqytetit.

Braimllari shkruan se Tirana sot është kthyer ne burimin e pastrimit të parave të pista, kullat shumëkatëshe i kanë zënë vendin parqeve dhe gjelbërimit dhe se 14 maji do të jetë beteja për demokraci dhe llogaridhënie.

POSTIMI I PLOTË
“Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua.

Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë”.

Forcat Partizane të mbështetur masivisht nga qytetarët e Tiranës çliruan kryeqytetin e Shqipërisë.
Nderim dhe mirënjohje për të gjithë të rinjtë dhe të rejat qe i’u bashkuan sakrificës për një Tiranë të çliruar dhe europiane.

Sot Tirana gjendet sërish e pushtuar nga sekti i Rilindjes i cili ka marre peng të ardhmen e kryeqytetit.
Tirana sot është kthyer ne burimin e pastrimit të parave të pista, kullat shumëkatëshe i kanë zënë vendin parqeve dhe gjelbërimit.

Institucionet e bashkisë Tiranë janë kthyer në struktura gjobvënëse në kurriz të qytetarëve dhe biznesit në Tiranë.

14 maj do të jetë beteja e të rinjve të Tiranës për ta çliruar kryeqytetin nga pengmarrja e Erion Veliaj dhe për t’ia kthyer qytetarëve.
14 maj do të jetë beteja për demokraci dhe llogaridhënie.

Braimllari Fb
Braimllari Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb