Zëvendëskryeministri Erion Braçe teksa ka qenë i pranishëm në homazhet e mbajtura tek monumenti i Partizanit të Panjohur në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Tiranës, ka dhënë mesazhe të forta për politikën shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, në një regres historik, Braçe tha se ka pasur qeveri shqiptare që kanë bashkëpunuar me fashizmin, ndërsa shtoi se ka edhe sot nga ato parti që punojnë për interesat personale, kundër aleatëve të Shqipërisë, SHBA, Britanisë apo Francës, duke sulmuar kështu opozitën.

“Dua të përmend edhe njëherë se ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me fashizmin në këtë vend. Këto qeveri të quajtura shqiptare që vareshin nga pushtuesi i shpallën luftë SHBA, Francës, Britanisë, etj. Sot ata po përsërisin veten. Sot për interesa partiake, dhe për pushtet, i shpallin sot luftë Francës, SHBA dhe gjithë perëndimit. Thjesht dhe vetëm se duan pushtet. Edhe atëherë kur pushteti u bë bashkë me fashizmin, sot u bënë kundër vendit. Sa herë duan pushtet, i bëjnë dëm popullit dhe shmangin drejtësinë që i shërben njerëzve të zakonshëm dhe që i vë të gjithë të barabartë para ligjit. Ata e meritojnë nderin dhe respektin tonë që dhanë jetën për këtë vend. Për flasim dhe Atdhe, meritojnë nder dhe respekt. Respekt të gjithë qytetarët e Tiranës që u bënë bashkë dhe luftuan fashizmin. Kush ka bërë zgjedhje që të jetë me fitimtarët, aty e ka vendin, në mbështetje të heronjve. Ata të tjerët të kërkojnë ndjesë për zgjedhjet që bënë këtu e 80 vite më parë”, tha Braçe.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: