“Hap pozitiv si dhe fund i paralajmëruar” – kështu e ka konsideruar ish deputeti i PD, Genc Pollo vendimin e KQZ për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, ndërsa thekson se lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun.

“Në Italinë e jugut kjo njihej si omert; dhe ishte mjeti kryesor i mafies për të dominuar shoqërinë. Në Siçili ushtrohej nga bosët lokalë. Në Shqipërinë 2019 nga shefi i qeverisë. Prandaj të mbledhim mendtë se heqja e kajmakut cipa cipa është një gjë dhe çlirimi nga koka e mafies një tjetër gjë.” vijon më tej Pollo në reagimin e tij.

Statusi i plotë:

Hap pozitiv si dhe fund i paralajmëruar. Por lajmi nuk është shkarkimi i Kajmakut. Lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun. As deri ditën kur PD i nxori letrat Kajmakut dhe rilindistët mud të pretendonin se “sdinim gjo”. Por as të hënën kur dolen sheshit letrat e Interpolit e Porkurorisë nuk folën. Madje deri sot kur u detyruan deri t’a shkarkonin me dorën e tyre në KQZ stoikisht heshtën. Dhe kjo heshtje, që nuk është gjë tjetër veçse përkrahje pa zë dhe qartë për kajmakët e shumtë, bie ku e ku më e rëndë se qyqari që donte të blinte fidane me dhrahmi fallco 20 vjet më parë. Në Italinë e jugut kjo njihej si omert; dhe ishte mjeti kryesor i mafies për të dominuar shoqërinë. Në Siçili ushtrohej nga bosët lokalë. Në Shqipërinë 2019 nga shefi i qeverisë. Prandaj të mbledhim mendtë se heqja e kajmakut cipa cipa është një gjë dhe çlirimi nga koka e mafies një tjetër gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb