Studiuesi Auron Tare, ka sjellë në rrjetet e tij sociale një histori tejet interesante.

Ai flet për Geroge Tames, fëmijën shqiptar që nuk fliste anglisht derisa u shkollua dhe dha kontributin e tij në fotografinë amerikane. Po ashtu, studiuesi vë në pah se në të gjitha vëzhgimet e tij individuale në të gjithë botën me në fokus shqiptarët, ka vënë re se këta të fundit, korrin një sukses të madh jashtë atdheut.

Ai e shpjegon këtë me fjalët “nga Sudani në Mekë, Perandoria Osmane në Itali, Egjipti dhe shteti pirat i Magherbit dhe së fundmi në zemër të USA në DC kam gjetur shqiptarë që jo vetëm kanë pasur sukses në zanatet e tyre, por kanë lënë pas një kontribut të madh në brezat që vijnë.

Duket si në momentin kur dalim nga malet tona shpërthejmë nga energjia, energji e cila na çon nëpër hapësirën e gjerë të perandorive botërore ku disa si gjejmë shtigje për të lundruar në qendrat e ngjarjeve

Postimi i plotë i Auron Tares:

Pse shqiptarët bëjnë mirë kur largohen nga Atdheu? Kjo pyetje ka qenë me mua për një kohë të gjatë pasi gjatë udhëtimeve të mia kam konstatuar ndikimin e shqiptarëve individual në botë. Nga Sudani në Mekë, Perandoria Osmane në Itali, Egjipti dhe shteti pirat i Maghrebit, dhe më së fundmi në zemër të USA në DC kam gjetur individë shqiptarë që jo vetëm kanë pasur sukses në zanatet e tyre por kanë lënë pas një kontribut të madh n brezave që vijnë.

Duket si në momentin kur dalim nga malet tona shpërthejmë nga energjia, energji e cila na çon nëpër hapësirën e gjerë të perandorive botërore ku disa si gjejmë shtigje për të lundruar në qendrat e ngjarjeve.

George Tames https://art.state.gov/personnel/george_tames/ fëmija shqiptar që nuk fliste anglisht deri kur u shkollua dhe kontributi i tij në fotografinë amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb