Konsideroheshin çifti më i bukur në botë, por duket që edhe martesa mes George Clooney dhe Amal Alamuddin po kalon një krizë të thellë.
Një burim pranë çiftit ka treguar për website Radar Online që avokatja e bukur është larguar drejt Sandenjës me binjakët Ella dhe Alexander, pas një sherri të madh me bashkëshortin George. Por ai përgënjeshtron gjithçka dhe për Hollywood Life thotë: “Eshtë një histori e gjitha e sajuar nga mediat”.

George Clooney dhe Amal Alamuddin janë martuar në 2014 në Venezia, në një dasmë përrallore. Në 2017 erdhën në jetë binjakët dhe dukej se lidhja e tyre u bë më solide se asnjëherë, aq sa në qershor të vitit të kaluar ajo shprehu publikisht dashurinë e saj për George.

Që nga ajo kohë diçka është thyer mesa duket në marrëdhënien mes tyre, sipas zërave të Radar Online.
Avokatja pas një zënke me bashkëshortin ka fluturuar pikërisht në Gallura, ku çifti ka qëndruar në verën e shkuar së bashku me fëmijët.

Por aktori i famshëm është përpjekur të bëjë të heshtin të gjithë dhe nëpërmjet asistenteve të tij bën me dije që martesa e tij shkon për mrekulli.
Nëse kriza e çiftit do të konfirmohet për divin e Hollywood-it ky do të jetë divorci i tij i parë, që mund t’i kushtojë më shumë se gjysmë milion dollarë.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb