Lionel Messi është gjithmonë e më shumë në qendër të vëmendjes, sidomos pas zërave që pohojnë se argjentinasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Barcelonën. Duke parë situatën shumë klube do të ishin gati të bënin çmendurira për të siguruar shërbimet e lojtarit më të mirë në botë, por kjo që është raportuar sot nga “El Mundo” I kapërcen të gjitha parashikimet.

Atij i janë ofruar 100 milionë euro nëse nuk do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën dhe të largohet me parametër zero nga katalanasit në vitin 2018. Sipas gazetës në fjalë, klubi i cili nuk është identifikuar, do të evitojë pagesën e një klauzolë largimi të futbollistit nëse do të arrijë ta bindë që brenda dy viteve të ardhshme të ndërrojë skuadër.

Jo gjithçka është pa baza, pasi Mesi ka refuzuar rinovimin që i ka propozuar Barcelona dhe mendohet se do të presë fundin e kontratës së tij në vitin 2018 para se të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën e tij. Një pagesë bonus prej 100 milionë eurosh, sigurisht që mund ta ndihmojë ta marrë më lehtësisht këtë vendim.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: