FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka prishur qetësinë publike duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Arben Demollaj, 35 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushkë 20 (njëzetëshe), në afërsi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos.
Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
(m.k/BalkanWeb)