SARANDË

Policia e Sarandës parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në një familje, duke arrestuar një burrë dhunues.

Shërbimet e Policisë Sarandë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen nr. 2, Sarandë, një person po ushtronte dhunë mbi bashkëshorten dhe po e kanoste atë me thikë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ai kanosi bashkëshorten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: