Përditë e më shumë shtohen rastet kur burrat marrin urdhër mbrojtje në Fier. Ky fenomen, që vite më parë thuajse nuk njihej, tanimë është kthyer në rutinë për qytetin e Fierit.

Këtë herë një 31-vjeçare me inicialet K.M. pasi ka ushtuar dhunë fizike ndaj burrit të saj një vit më të madh, po të njejtën gjë e ka bërë edhe mbi vajzën e mitur.

Të ndodhur në këto kushte, për at e bijë është plotësuar kërkesë padia përkatëse, për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Njoftimi i policisë
Më datë 19.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin G. M., vjeç 32, banuese në Fier, pasi bashkëshortja K. M., vjeçe 31, ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij dhe vajzës së mitur K.M. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb