Paratë dhe futbolli janë një binom i pandashëm. Çmenduri financiare janë bërë në dekadën e fundit, por kjo merkato vere duket se do të kalojë limitet e vendosura deri tani. Asnjë ekzagjerim dhe për ta konfirmuar këtë mjafton oferta, por më shumë refuzimi i Jose Mourinho për të trajnuar në Kinë.

Nintchdbpict000503276478 3 E1562487907346
Nintchdbpict000503276478 3 E1562487907346

Për të ulur në pankinë “Special One”, presidenti i Guangzhou Evergrande, Hui Jiayin, I kishte propozuar atij një kontratë 3-vjeçare me vlerë 100 milion euro, ose më shumë se 30 milion euro në sezon. Kjo është oferta rekord që i është bërë një trajneri në historinë e futbollit. Të gjithë do ta pranonin, por jo Mourinho, i cili ka vendosur të qëndrojë pushim dhe të refuzojë ofertën që do ta bënte trajnerin më të paguar në botë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: