Sipas të dhënave të fundit të Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës, numri i personave të cilët kanë humbur jetën në sulmin rus mbi qendrën tregtare në Krememchuk, ka shkuar në 11.

Përsa i përket të plagosurve, autoritetet njoftojnë se janë identifikuar 58 të tillë.

Kremenchuk është vendi i rafinerisë më të madhe të naftës në Ukrainë dhe qëndron në brigjet e lumit Dnieper. Qyteti shërben si qendër administrative e rrethit Kremenchuk në rajonin e Poltava.Më parë, nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, Kyrylo Tymoshenko ka bërë të ditur të dhënat e fundit nga ngjarja e tmerrshme në qendrën tregtare në qytetin Kremenchuk të Ukrainës.

“Të paktën dy persona janë konfirmuar që kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur”, tha ai, raportoi BBC.

Një raketë ka goditur pak më parë një qendër tregtare të mbushur me njerëz, ndërsa pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes tregojnë se ndërtesa është djegur plotësisht.

Presidenti Zelensky shkroi në Telegram se të paktën 1000 njerëz ishin në qendrën tregtare në momentin e goditjes, ndërsa mbi numrin e qytetarëve që mund të kenë humbur jetën, lideri ukrainas u shpreh se nuk mund të imagjinohet.

“Okupatorët kanë goditur një qendër tregtare me mbi një mijë civilë brenda. Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për ata.

Qendra është duke u djegur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen ta shuajnë zjarrin. Numri i viktimave është i pamundur të imagjinohet

Njerëzit donin vetëm të jetonin një jetë normale, gjë që shkaktoi zemërim tek pushtuesit.

Nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. Është e kotë të presësh të jenë e arsyeshëm apo njerëzorë”, shkroi presidenti ukrainas.

Zjarri shpërtheu shpejt duke përfshirë një sipërfaqe prej 10,000 m2.

Kryebashkiaku i qytetit e ka quajtur sulmin një tjetër krim lufte të trupave ruse, një krim kundër njerëzimit – një akt të hapur dhe cinik terrori kundër popullatës civile.

Nuk është hera e parë që qyteti goditet nga raketa – me një goditje të regjistruar në prill dhe një tjetër 10 ditë më parë në një rafineri nafte aty pranë, por asgjë në përmasat e sulmit të sotëm.

Duke pasur parasysh kohën, gjatë samitit të G7 në Bavari, ku liderët botërorë janë takuar për të diskutuar përgjigjen e tyre të vazhdueshme ndaj pushtimit rus të Ukrainës, mund të interpretohet si një mesazh nga presidenti Putin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: