“Gipsy King” mori pak ditë më parë gjerdanin e më të mirit të botë në duelin e zhvilluar në Las Vegas, ku mposhti në raundin e tretë Deontay Wilder.

Të pranishëm në “MGM Grand Arena” ishin dhe katër anëtarë të Familjes Mbretërore, përfshirë dhe princin Khaled me këtë të fundit që do të ishte i gatshëm të paguante shifrën e çmendur për të parë Furyn të ndeshet sërish, por kësaj radhe në Arabinë Saudite.

Princi Khaled ka biseduar me Eddie Hearn, promotorin e Anthony Joshuas, që organizoi sfidën kundër Andy Ruiz në Riad, sfidë për të cilën u ndërtua një arenë e posaçme në mes të dunave në vetëm 1 muaj e gjysmë dhe me një kapacitet prej 15 mijë spektatorësh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb