TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili akuzon qeverinë për shkelje të ligjit, shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Në një postim në “Facebook” duke iu referuar vendimeve të qeverisë dhe ERE-s për vendosjen e fashës 800 kWh, Vasili shkruan se qeveria po tregon një Haxhiqamilizëm shumë të trashë, të denje për sharlatanë, që s’njohin as shtet as ligj. Sipas tij, çmimi i ERE për fashën është në fuqi dhe i botuar në Fletoren Zyrtare.

Ai thekson se çfarëdo, që vazhdon dhe flet e bën Qeveria është shkelje flagrante e ligjit, shpërdorim skandaloz i detyrës me pasoja financiare dhe mashtrim botërisht për qëllime politike dhe korruptive dhe asgjë më shumë.

POSTIMI I PLOTË
Çmendet Qeveria e hajdutëve, thotë se po të dojë nuk zbaton fare vendimin e ERE-s!
Qeveria po tregon një Haxhiqamilizëm shumë të trashë, të denje për sharlatanë, që s’njohin as shtet as ligj.
Çmimin për fashën mbi 800KWh e kërkoi si e çmendur vetë Qeveria megjithëse ky ishte një qëndrim i lig, tërësisht kundër qytetarëve dhe për t’i vjedhur e grabitur ata.

ERE mbylli sytë dhe miratoi atë që qeveria kërkoi dhe ky është çmimi i vetëm zyrtar i zbatueshëm.
Çmimi i ERE për fashën është në fuqi dhe i botuar në Fletoren Zyrtare.
Këtë nuk e luan topi.
Vetëm një idiot mund të thotë se ka dy çmime në të njëjtën kohë: një çmim zyrtar të ERE-s dhe një të Qeverise për fashën mbi 800KWh.
Çmimet nuk ndryshohen me pallavrat dhe përdredhjet e Edi Ramës, por me vendime zyrtare dhe vetëm në zbatim të Ligjit, këtë kërkon dhe detyron Shteti ligjor dhe jo shteti i hajdutëve të Ramës.

Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim dhe nuk ka depozituar asnjë kërkesë në ERE për anulimin e fashës 800KWh, por vazhdon demagogjinë antiligjore.

Qeveria sot tha:
“Fasha 800 kWh, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit, çdo kWh mbi 800 do kushtojë 42 lekë. Kjo është detyra e ERE. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën”.

Ky është një qëndrim pak të thuash i çmendur dhe i marrë.
Ligji për Sektorin e Energjisë Elektrike Nr.43/2015 ne Nenin 83 dhe 85 për cakton qarte se Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) furnizon qytetarët me energji elektrike me çmime sipas kushteve të përcaktuara nga ERE.
Ligji 43/2015 ka parashikuar Rregulloren e Organizmit, Funksionimin dhe Procedurat e ERE si dhe Metodologjia e Përcaktimit të Çmimit të Shitjes së Energjisë Elektrike me pakicë te klientët fundorë që furnizohen nga FSHU miratuar nga ERE në dt 23.11.2017.

Është përcaktuar bile, që nëse FSHU nuk është dakord me çmimin e përcaktuar nga ERE mund t’i drejtohet Gjykatës.
Çfarëdo, që vazhdon dhe flet e bën Qeveria është:
? Shkelje flagrante e Ligjit
? Shpërdorim skandaloz i detyrës me pasoja financiare
? Mashtrim botërisht për qëllime politike dhe korruptive dhe asgjë më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb