Një ushtar tajlandez ka vrarë 17 persona dhe sulmin e shfaqi drejtpërdrejt në Facebook, para se të bënte një selfie para qendrës tregtare që i vuri flakën.

Jakapanth Thomma është ushtari tajlandez, i cili vrau komandantin e tij dhe dy ushtarë tjerë, para se të hapte zjarr pranë një qendre tregtare dhe të vriste persona të tjerë.

Bangkok Post raporton se me të kryer sulmin ndaj ushtarakëve, ai është larguar me një xhip dhe ka shkuar afër një qendër tregtare në Korat, që ndodhet afro 300 kilometra larg kryeqytetit të Tajlandës.
Me të kryer sulmin, ai ndaloi të bënte një selfie, para qendrës tregtare që i vuri flakën, kur shkaktoi një eksplodim, ndërsa po qëllonte me armë. Shumë persona janë marrë peng.

Policia tha se vrasësi është ende në Qendrën Tregtare. Koloneli Kritaya Laoprasopwattana, drejtor i Policisë lokale tha se njerëzit e tij nuk mundën ta arrestonin agresorin që ndodhet ende në qendër.

Gjatë largimit nga qendra, ai ka vazhduar të qëllonte me armë, ndërsa thuhet se ka shtënë edhe në një tempull budist. Në një video të postuar, shihen njerëzit që vrapojnë në drejtime të ndryshme, ndërsa në sfond dëgjohen të shtënat nga ky ushtar.

Deri më tani, thuhet se janë 12 të vdekur, ndërsa ka edhe viktima tjera që kanë mbetur të plagosur dhe të lënduar në mënyra të ndryshme. Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale Thomma shkruante: “Jam kaq i lodhur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb