Sezoni me shumë ulje ngritje iManchester United, e kanë detyruar trajnerin Luis Van Gaal që të futet në tregun e janarit.

I pari në listë është Anderson i Lazios i cili po kalon një formë shumë të mirë në Itali. Për shërbimet e sulmuesit brazilian ekipi anglez është i gatshëm të paguajë plot 48 mln euro. Padyshim një shifër e majme që klubi lacial nuk mund t’a refuzojë.

Një tjetër lojtar në listë është edhe Romelu Lukaku. Sulmuesi i Everton duket i papërmbajtshëm këtë sezon teksa kryeson edhe listën e golashënuesve të Premier League me 16 gola të shënuar si askush tjetër.

Për shërbimet e belgutManchester United mund të paguajë 55 mln euro, gjithsesi fillimisht duhet bindur edhe Evertoni.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: