Newcastle, një nga klubet më të famshëm në Angli, po bëhet gati për një revolucion të vërtetë pas ndryshim të pronësisë. Investitorët e ri po përpilojnë një planë të qartë, miliona euro investim për të rikthyer Newcastle sërish në majën e Premier League. Projekti i tyre gjigand nis nga stoli, prej kohësh janë vënë në ndjekje të një trajneri të madh i cili do të ketë në dispozicion një “çek të bardhë” për të ndërtuar një ekip konkurrues.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave britanike, Pochettino është kandidati kryesor për të marrë stolin e “qymyrxhinjve” në një kohë kur oferta e tyre është e parezistueshme: 19 milion euro në sezon, kjo është paga që i ofrohet Pochettinos, një shumë e cila ka pushtuar faqet e para të mediave britanike. Pochettino u shkarkua nga Tottenham në mesin e këtij sezoni pas afro 5 vitesh bashkëpunim, që nga ajo ditë nuk ka preferuar të marr drejtimin e ndonjë ekipi pavarësisht se ofertat nuk kanë munguar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb