PSG ka ende shpresë për një rinovim të mundshëm të francezit Kylian Mbape me klubin e sheikëve dhe kësaj radhe i kanë ofruar një pagë “faraonike” sulmuesit të talentuar. Plot 45 milionë euro në vit është oferta më e re nga ana e klubit francez në drejtim të Mbappesë.

Sipas gazetës “Le Parisien”, kjo vjen si pasojë e atij goli që i shënoi sulmuesi Realit të Madridit në Champions League. Vetë futbollisti është treguar profesionist i vërtetë jo vetëm në fushë, por edhe pas ndeshjes me deklaratat e tij, duke pohuar se gjithçka bëhet në respekt të tifozëve.

Gjithashtu, Mbappe deklaroi se ende nuk ka vendosur për të ardhmen, pavarësisht se nga Spanja e bëjnë të sigurtë kalimin e tij të Real Madrid në verë, kur i përfundon kontrata. Tani mbetet për t’u parë se çfarë oferte do të bëjnë madrilenët, të cilët më herët kishin shkuar 30-35 milionë euro në vit.

Ndërsa PSG është e gatshme të bëjë çmendurira, duke e bërë Mbappe futbollistin më të paguar në botë, edhe më shumë se Neymar dhe Messi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb