Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ngjallur sërish reagime të shumta me deklaratat e tij të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndaj ndërkombëtarëve.

Pas deklaratave të tij, ka reaguar edhe deputetja e opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari.

E ashpër në reagimin e saj, Rudina Hajdari shkruan në “Twitter” se mesazhet e Ilir Metës ishin një çmenduri, ndërsa iu kërkon falje të gjithë diplomatëve të huaj në vendin tonë.

Me tone të ashpra, deputetja e djathtë thekson se nuk e kishte menduar asnjëherë që të shihte një President duke sulmuar diplomatët në periudhën post-komuniste.

“Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar. Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri”, shkruan Hajdari.

Rudiii
Rudiii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb