Quajni Champions League e çmendurive, e përmbysjeve të tmerrshme, e emocioneve pa kufi, nga ato që të bëjnë të shikosh çdo minutë me ankth e pasion.

Pas Liverpulit, ishte radha e Totemhemit të bënte një përmbysje të çmendur, duke e kthyer finalen në “Ëanda Meteopolitan” të Madridit në një finale tërësisht angleze.

E të mendosh që Ajaksi vinte si favorit pas triumfit 1-0 në Londër dhe që luante para publikut të tij të zjarrtë. Djemtë e Ten Hag ishin shumë pranë finales së madhe, pas në minutën e 5-të De Ligt dhe në të 36-ën Zijek e çuan ndeshjen në 2-0 dhe rezultatin e përgjithshëm në 3-0. Duket se kualifikimi është thjesht një formalitet.

Por në pjesën e dytë Ajaksi përjëton një tragjedi edipiane, njëjtë si ato që i shkaktoi Realit dhe Juventusit. Lukas Moura shënon një tregolësh epik duke i dhënë kualifikimin Totenhemit, që i bashkohet Liverpulit në finalen e madhe!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb