Një çmenduri e vërtetë rezultoi pjesa e parë në finalen e parakohshme Barcelona-Bayern Munich.

Bavarezët dhuruan një spektakël ofensiv duke i shënuar katalunjasve poker golash brenda 31 minutave.

Thomas Myler hapi siparin e golave në minutën e katërt po festa zgjati vetëm tre minuta pas Alaba shënoi një autogol duke vendosur baraspeshën.

Në minutën e 22-të Perisic kaloi sërish Bayern në avantazh ndërsa Gnabry në të 28-tën dergoi shifrat në 3-1.

Myler ishte sërish protagonistë në minutën e 31-të duke realizuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayern.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb