Nuk ka humbur kohë Mançester Siti për ta kanalizuar ndeshjen në hullinë e duhur pasi në minutën e 5-të Raham Sterling ka shënuar një gol të mrekullueshëm kur nga e majta e ka çuar topin në këndin e poshtëm të Loris, duke çelur rezultatin.

Goli ka gëzuar pa masë lojtarët e Sitit, që kanë fluturuar më lart seç duhet në eufori dhe harruan prapavijën, pasi dy minuta më pas koreani Son i vidhet mbrojtjes dhe realizon golin e barazimit, duke ia bërë skuadrës së Guardiolës më të vështirë punën.

Siti Tothem
Siti Tothem

Por nëse Siti e sheh veten në vështirësi, Son mendon ta çojë në “ferr”, kur në minutën e 10-të realizon një gol të shkëlqyer në trekëndshin e Enderson, duke e përmbysur disavantazhin në vetën dy minuta.

Manchester City V Tottenham Hotspur Uefa Champions League Quarter Final: Second Leg
Manchester City V Tottenham Hotspur Uefa Champions League Quarter Final: Second Leg

Por çmenduria nuk ka përfunduar me kaq! Minuta e 11-të dhe Bernardo Silva barazon rezultatin pas një gjuajtje me fat që devijohet dhe përfundon në rrjetë! Këto janë 11 minutat më të çmendura në historinë e çerekfinaleve të Champions League.

Aguerro
Aguerro

Por Siti tashmë duket i karikuar dhe gjen golin e epërsisë në minutën e Sterling në minutën e 21-të, duke rihapur menjëherë çështjen e kualifikimit, pasi tashmë është vetëm një gol larg gjysmëfinaleve, por në një ndeshje si kjo, çdo gjë mund të ndodhë!

Manchester City V Tottenham Hotspur Uefa Champions League Quarter Final: Second Leg
Manchester City V Tottenham Hotspur Uefa Champions League Quarter Final: Second Leg

Dhe ndodh në pjesën e dytë, kur Sergio Aguerro lëviz bukur në krahun e djathtëm, futet në zonë dhe ndëshkon Hugo Loris në minutën e 59-të, pas disa pritjeve të shkëlqyera të gardianit francez. Tashmë, me rezultatin 4-2 është Sitit ai që kalon më tej, por kujdes, ka ende 30 minuta lojë!

Spursat nuk kanë hequr dorë nga dëshira e tyre për të shkuar në gjysmëfinale dhe e konfirmojnë këtë në minutën e 73-të, kur një gol i shënuar në mënyrë të pavullnetshme nga Fernando Jorente, ka çuar ndeshjen në 4-3 dhe Totenhemin tashmë që prek kualfikimin. Gjithsesi, u desh dhe VAR në këtë gol të Jorentes, që gjithsesi e konfirmoi rrjetën e spanjollit.

Jorente
Jorente

Ndodh e pabesueshmja në kohën shtesë, me Rrahem Sterling që shënon në minutën e 93-të! Kalon në festë të çmendur Pep Guardiola dhe të gjithë tifozët e Mançester Sitit, por ndërhyn VAR dhe gjyqtari Çakir anulon golin e sulmuesit për shkak të një pozicioni jashtëloje të Agueros. Festa kalon në anën tjetër dhe mes agonisë së madhe të sekondave të fundit, përfundon minuta e 7-të shtesë, e cila i jep Totenhemit kualifikimin në një mbrëmje të denjë për filmat thriller.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb