David Alaba është shndërruar në objekt dëshirash nga klubet më të mëdha europiane, kjo pasi Bayern Munich është i detyruar ta shes në këtë merkato dimri, në të kundërt do ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit. Mbrojtësi austriak nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale por as drejtuesit e Bayern nuk kanë ndërmend të plotësojnë kërkesat e tij ekonomike, fakt ky që e shtyn Alaba gjithnjë e më larg kampionëve gjerman. Për Alaba prej kohësh interesohen klube si Barcelona, Real Madrid, Man.City etj por sipas “Marca” klubi i Florentino Perez ka “djegur” të gjithë konkurrentët.

Football : Real Madrid Vs Inter Milan Champions League 03/11/2020
Football : Real Madrid Vs Inter Milan Champions League 03/11/2020

Spanjollët janë të gatshëm të paraqiten në dyert e Bayern me një ofertë konkrete por në të njëjtën kohë mund të humbasin shërbimet e kapitenit Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi është gjithashtu në skadencë të kontratës, afrimi i Alaba do të largonte edhe më shumë palët. Gjithnjë sipas “Marca”, për Ramos interesohen klube si PSG, Man.City, Man.United dhe Chelsea.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb