Mançester Junajtid po mendon të minimizojë diferencat me Sitin dhe Liverpulin, dy skuadrat që kryesojnë kampionatin anglez në këtë edicion, dhe kualifikimi në Champions League duke përmbysur Paris Sën Zhërmenin në shtëpi, ka ngrohur drejtuesit e “djajve të kuq”, që janë gati të bëjnë çmos për të kënaqur Solskjaerin.

Sipas asaj që raporton “Sport”, Mançester Junajtid ka bërë gati 115 milionë euro për brazilianin e Barcelonës me Kutinjon që ka vendosur për t’u larguar nga katalanasit. “Mirror” shkruan se mesfushori është objektivi i parë për “djajtë e kuq” dhe në verë pritet që klubi anglez të mbarojë transferimin.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb