Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës parlamentare të mos insistojë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve, pasi një gjë e tillë nuk do të ndryshojë nga ajo që është vendosur në marrëveshjen e qershorit me opozitën jashtëparlamentare.

Rama tha se as vetë nuk është dakord që administrimi i zgjedhjeve të kryhet nga partitë politike, por kjo ishte një kërkesë e opozitës jashtëparlamentare dhe nuk do të ndryshojë.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë foli dhe për kërcënime e shantazhe pas mbështetjes nga PS të kërkesës së opozitës parlamentare për hapje listash, duke thënë se ata jashtë nuk duhet të vënë kujën, pasi një gjë e tillë nuk e prek aspak marrëveshjen e 5 qershorit.

“Sistemi nuk preket, mekanizmi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim. E fundit që kam, lidhja e këtij procesi dhe vënia e kujës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit po bëhet dicka kriminale është krejtësisht e pabazë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk munnd të preket nga PS dhe këtu është ngërçi i vetëm që ne kemi me opozitën parlamentare. Ne do të kërkojmë deri në fund nga opozita parlamentare që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve. Ky është problemi i tyre, ata janë kundër që administrimi i zgjedhjeve të kryhet nga partitë politike. As mua s’më pëlqen fare kjo zgjidhje, por ky është lëshimi i madh që ne kemi bërë dhe kështu opozita jashtëparlamentare s’ka asnjë alibi për të kërkuar apo pretenduar në funksion të proceseve, sepse është pjesëmarrëse.

Ideja që hapja e listave prish marrëveshjen është një cmenduri. Natyrisht që kërcënimet dhe aludimet se po u bë kjo, ne do bëjmë kështu e ashtu, nuk e ndihmojnë procesin në raport me Evropën. Asgjë nuk bëhet dot me kërcënime e shantazhe. Në raport me Evropën ne jemi absulisht të qartë. Do të ishte shqetësuese nëse PS do të shfrytëzonte këtë situatë apo do të përdorte rrugë të padenja për të garantuar që do ta cojë sistemin drejt ndonjë ndryshimi, që do të prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë, por që të diskutosh si problem hapjen e listave dhe ta konsiderosh këtë cënim të procesit të integrimit, kjo është marrëzi”, deklaroi kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb