Objektivi kryesor i Interit në këtë merkato janari është një dhe i vetëm, Arturo Vidal. Në shtëpinë ziklatër janë shumë të sigurt për zbarkimin e tij në Milano, madje Conte po bën llogaritë me të në formacion, gjithçka pritet të mbyllet në dy javët e ardhshme por në të njëjtën kohë, sipas mediave italiane, Marotta po sheh edhe për profile të ndryshme.

Eriksen
Eriksen

Drejtorin e deleguar të Interit dhe stafin drejtues e josh shumë një emër në veçanti, Eriksen, i cili sëfundmi nuk është thjeshtë një ide por një projekt konkret. Fantazisti danez është në skadencë të kontratës, në fund të sezonit është një lojtar i lirë, për këtë arsye të shumtë janë ekipet që janë përfshirë në negociata, Real Madrid mbi të gjithë. Mediat italiane kanë zbuluar se Marotta ka nisur kontaktet me agjentin e Eriksen që në nëntor por kjo nuk është një negociatë e lehtë.

2736025 Eriksen
2736025 Eriksen

Në janar është e vështirë pasi Inter duhet të paguaj shumë për të blerë kartonin e tij, ndërsa në fund të sezonit do të ishte më lehtë në aspektin ekonomik pasi Eriksen do të jetë një lojtar i lirë por edhe në këtë pikë Real Madrid mbetet favorit.

Vidal
Vidal

Në pritje për të kuptuar se çfarë do të vend danezi këto ditë, Inter është i përqendruar në objektivat dimëror, më saktë është totalisht i fokusuar tek Vidal i cili po bën gjithçka është e mundur për të thyer përfundimisht raportin me klubin e Barcelonës. Oferta e Interit nuk ndryshon 12 milion euro kesh por nuk ndryshon as kërkesa e Barcelonës, 20 milion euro për të lënë të lirë Vidal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: