Mbi 4 milionë argjentinas u “derdhën lumë” në rrugët e Buenos Aires për të festuar titullin kampion bote. 36 vite pritje ishin shumë për një komb që kaq shumë e dashuron futbolli, por kjo ekstazë e madhe u kthye në problem, me ekipin që e kishte të pamundur të depërtonte deri në qendër pasi të gjithë rrugët ishin të bllokuara, kjo bërë që Messi dhe pjesa tjetër e ekipit përfaqësues të evakuoheshin me helikopter për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Festa e madhe nuk kaloi pa pasoja pasi sipas mediave lokale, të paktën 18 persona mbetën të plagosur, 6 prej tyre përfunduan në spital. Pjesa më e madhe e të dëmtuarave ishin persona që u rrëzuan nga pemë, apo semaforë ku ishin ngjitur.
Incidentet më spektakolarë erdhën nga dy persona që u hodhën nga ura për tu bashkuar me ekipin mbi autobusin e hapur, por gabuan shënjestër duke u përplasur në tokë.
(BalkanWeb)