Tottenham nuk e kë aspak problem për shkarkimet e trajnerëve edhe pse kanë pasoja ekonomike. Me ardhjen e Antonio Contes, në më pak se një vit, Spurs shkojnë në 50 milionë euro vetëm për trajnerët.

Mourinho merrte 17 milionë euro në vit dhe klubi anglez ende paguan në formë këstesh dëmshpërblim për të, edhe pse portugezi drejton Romën.

Për Santos, Tottenham do të duhet të paguajë 16 milionë eurot e mbetura, pasi kontrata skadonte qershorin e vitit 2023. Dhe tani vjen Conte me 15 milionë euro në vit. Vërtet çmenduri për një klub, ku vetëm për trajner harxhohen rreth 50 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb