Gjykata e Tiranës ka lënë burg 32-vjeçarin Arben Mema, i cili rrezikoi jetën e qytetarëve më 25 prill, duke hyrë mes përmes sheshit “Skënderbej”. Ai është paraqitur në seancën e sotme, teksa i pyetur nga gazetarët se përse e bëri atë veprim, ai ka thënë se i kishte dalë makina jashtë kontrollit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkaNWeb” se 32-vjeçari ka treguar se ditën e ngjarjes po nxitonte të shkonte për të votuar. Sipas tij, makinën ia kishte marrë një miku dhe kishte ngatërruar rrugën duke shkuar në shesh, ku ka humbur kontrollin e mjetit.

“Më doli makina jashtë kontrollit, do kthehesha djathtas, ajo iku majtas”, deklaroi 32-vjeçari, që sipas informacioneve të policisë ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit në kohën e ngjarjes.

Arben Mema akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”, “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “shkatërrim prone” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb