HOLANDA

Eredivise në Holandë ka prodhuar një spektakël të vërtetë golash me Ajax-in e pamëshirshëm. Amsterdamasit luanin në transferë ndaj VV- Venlo, vendi i 10-të në kampionat dhe një skuadër e qëndrueshme në ligën më të lartë holandeze.

Fillimisht Ajax shënoi 4 herë brenda pjesës së parë. Me nisjen e pjesës së dytë vendasit ngelen me 10 lojtarë dhe aty fillon ‘furtuna’ e vërtetë. Brenda 33 minutave bardhekuqtë shënojnë plot 7 herë duke shënuar rezultatin tenistik 0-13 në transfertë.

Përkohësisht Ajax merr vendin e parë në Holandë me 15 pikë ndjekur nga PSV me një ndeshje më pak në kuotën e 13 pikëve. Ajo çfarë ra në sy ishte se nga 13 gola, 5 i shënoi vetëm talenti 19-vjeçari i Ajax, Lassina Traore. Dhe jo vetëm, kjo është fitorja më e thellë në historinë e kampionatit holandez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb