Një monedhë e artë koleksioni u shit për 19,51 milionë dollarë, në një shitje rekord të organizuar nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” në Neë York.
Kjo ekzemplar, e cila është pjesë e serisë së fundit të monedhave të arta, të quajtura “Double Eagle”, e prerë nga Thesari i SHBA-së në 1933, bëhet kështu monedha më e shtrenjtë në botë, përpara dollarit të argjendtë ” Floëing Hair” (i prerë në 1794) që u shit për 10 milionë dollarë në 2013.

Monedha paraqet imazhin e një gruaje që mishëron lirinë në njërën anë dhe një shqiponjë në fluturim në anën tjetër, të skicuar nga skulptori amerikan Augustus Saint-Gaudens.
Këto prerje monedhash nuk u vunë kurrë në qarkullim, sepse presidenti amerikan në atë kohë, Franklin Roosevelt, i dha fund konvertimit të monedhës amerikane në ar.
SHBA nuk ka prerë kurrë monedha ari, përveç serive të kufizuara koleksion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: