Çmimi i Madh i Las Vegasit pritet të jetë një nga risitë më të bukura këtë vit në Formula 1, me organizimin që do të marrë një vëmendje të madhe nga mediat botërore.Siç raportohet së fundmi, kanë dalë në shitje dhe çmimet e biletave, të cilat nuk janë aspak brenda normale.

Një milionë dollarë për ta parë nga afër këtë garë pritet të ndryshoi mendjet e tifozëve, të cilët e shohin si një çmim tejet të lartë për njerëz të thjeshtë dhe se gjithashtu është një çmim që pritet të paguhet nga personat e famshëm që do të shfaqen aty.

Sa i përket biletës me çmimin më të ulët, raportohet se ajo shkon deri në 3000 euro, duke i lënë fansat vërtet të zhgënjyer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: