Plot 792 ankesa për abuzim me çmimet, kryesisht përgjatë bregdetit të jugut, janë referuar në autoritetin e mbrojtjes së konsumatorit për periudhën qershor korrik 2021.

 

Hasan Stafa, kreu i grupeve të kontrollit në terren në një intervitë për “News 24”  i cilëson të çmendura cmimet e këtij viti në zonat bregdetare turistike jug dhe veri ku si asnjë vit tjetër më parë cmimet në bare, restorante, hoteleri dhe shërbime të tjera kanë superuar me disa fish mesataren historike.

 

“Duke qenë se kemi 3 herë më shumë prurje të turistëve 3 herë më shumë se san ë 2019, manipulimi dhe mashtrimi i këtyrë subjekteve që presin këta turistë është shumë i madh. Janë rreth 800 ankesa që lidhen me manipulimet dhe ndryshimet e çmimeve nga ora në orë. Të marrësh një kafe dhe një ujë  3 mijë lekë të vjetra në Vunoi apo në Dhërmi me të vërtetë është krim. Të marrësh një kafe dhe ujë tek Rana e Hedhun apo në Tale 3 mijë lekë me të vërtetë është krim. Të marrësh një çadër 25 deri 4 mijë lekë me të vërtetë është krim”

 

Stafa thotë se më të penalizuarit janë turistët e huaj, duke iu referuar prenotimeve paraprake që ata bëjnë që nga vendi I origjinës përmes rezervimeve online të cilat më pas rriten me disafish kur turisti vjen në shqipëri.

 

“Nëse flet shiqip tek banaku është një çmim tjetër, nëse flet një gjuhë të huaj, ndryshon çmimi. Ndryshe është prenotimi që u bëhet turistëve të huaj dhe ndryshe është realiteti.”

 

Kreu i kontrollit në Atoritetin e Mbrojtjes së Konsumatorit, Hasan Stafa, i bën thirrje organeve tatimore dhe inspektoriateve të hetojnë abuzimet marramëndëse me cmimet ne sektorin turistik që sipas tij do të ndikojnë negativisht në vitet pasardhëse.

 

“Inspektoriatet këto ditë të monitorojnë, të selektojnë të gjithë këta abuzues në mënyrë që në arkën e shtettit, tek taksat tona të shtojnë diçka më tepër, që të mbulojnë pjesën tjetër të varfërisë apo problemeve të tjera sociale. Ky abuzim shumë i rëndë do të thotë që ne vitin tjetër ne nuk mund të presim këtë lloj sasie turistësh sepse ne po i përzëmë me abuzimet dhe babëzinë tonë që kurrë nuk ngopemi duke mashtruar turistët qoftë vendas apo të huaj.”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb