Një restorant mishi që po shkon kokë më kokë me restorantin Salt Bae në Londër, u ka bërë përshtypje klientëve pasi ofron të njëjtat ushqime por për 500 euro më pak.

Nusret Gökçe, i cili u bë viral në internet si Salt Bae, kohët e fundit hapi restorantin e tij të 15 -të në Knightsbridge, ku mund ta shikoni duke hedhur erëza mbi mishin 630 euro.

Kasapi turk tani ka një perandori restorantesh global falë prezantimit të tij teatral të biftekut – i përjetësuar në një video të vitit 2017 të shikuar mbi 17 milionë herë.

Një faturë e postuar së fundmi në Twitter arriti në 1,812.40 euro – pak më pak se paga mesatare mujore në Mbretërinë e Bashkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb