Ulet çmim i karburantit në vend.

Bordi i Transparencës vendosi që të ndryshojë çmimet për naftën dhe benzinën. Kështu, duke iu referuar shifrave të djeshme të Bordit, sot çmimi i naftës është 8 lekë më pak për litër.

Ndërkohë, benzina është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa gazi ka të njëjtin çmim. Këto çmime të reja do të hyjnë në fuqi në orën 18:00, një orë para nisjes së protestës së thirrur nga PD-ja para Kryeministrisë.

CMIMET
6 Shtator
Nafta 243 lekë
Benzina 229 lekë
Gazi 81 lekë
7 Shtator
Nafta 235 lekë
Benzina 227 lekë
Gazi 81 lekë

VENDIMI
Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb