Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një postim në Facebook ka kritikuar qeverinë për rritjen e çmimeve të karburantit dhe shportës bazë për shqiptarët.

“Çmimet rriten kacafiu por qeveria ka mendjen të justifikohet. Shqiptarët e shohin përditë se po shpenzojnë më shumë dhe po blejnë më pak. Kush po ia merr paratë nga portofoli veç inflacionit? Taksat e larta, tarifat e larta dhe çmimet që rriten si pasojë e naftës dhe taksave”, thotë Tabaku.

Sipas fjalës së saj në Kuvend, ajo thekson se “qeveria ankohet për luftën ndërkohë që duhet të kishte përveshur mëngët për të përballuar krizën dhe situatën inflacioniste”.

“Taksat e larta, më shumë para në buxhet që shkojnë për PPP-të dhe koncesionet. Taksat e larta, më pak para në buxhetin e familjeve që shpenzojnë më shumë dhe blejnë më pak! Do shpenzojnë më shumë shqiptarët nesër pasi çmimet e prodhimit janë rritur dhe kjo do të përkthehet në rritje të mëtejshme të çmimeve”, shton më tej deputetja e PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb