Juria e Çmimit Europian të Letërsisë ka përzgjedhur 7 emra shkrimtarësh, që në fazat e tjera do të reduktohen, derisa t’i propozohet jurisë ndërkombëtare 1 ose 2 emra për çmimin e madh.

Autorë janë relativisht të rinj në letërsi dhe që sapo kanë nisur në botohen në gjuhë të huaja. Juria shqiptare përbëhet nga kryetari Ben Andoni dhe anëtarët Petrit Ymeri, Entela Kasi dhe Eveline Ruzh. Pas një përzgjedhjeje paraprake, janë 7 emrat e autorëve që kanë kaluar në fazën tjetër.

Deri tani, sipas një përzgjedhjeje alfabetike, janë Ana Kove, Andreas Dushi, Brajan Sukaj, Loer Kume, Liridon Mulaj, Mimoza Hysa, Tom Kuka.

Deri në muajin prill do jenë vetëm dy emra që i propozohen jurisë ndërkombëtare. Çmimi jepet për zhanrin e fiksionit dhe libri për të cilin autori vlerësohet duhet të jetë botuar jo më vonë se nëntori i 2019-ës. Kriteret janë të qarta.

Çdo pjesëmarrës duhet të ketë 2-4 vepra e jo më shumë se 4 vepra. Qëllimi i këtij çmimi është ngritja e vendeve që aspirojnë për çmim.

I pyetur për efektin që ka pasur çmimi Europian, Andoni sqaron: “Zoti Ben Blushi që ka qenë fitues i parë është përkthyer në shumë gjuhë europiane dhe kështu po ndodh edhe me fituesin e dytë që është Rudi Erebara, i cili është përkthyer në mos gaboj deri në 6 gjuhë”.

Andoni sheh potencionale te brezi i ri, por gjen mangësi te romani eksperimental. Organizatorët kanë kërkuar qe fituesi të ketë një letërsi që asimilohet lehtë te lexuesi europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb