Komisioni i Konkurrencës ka vendosur që mos të gjobisë ndërmarrjet që merren me shitjen dhe tregtimin e miellit, pasi në treg është reflektuar rritja e çmimit të bukës.

Në mbledhjen që u zhvillua ditën e sotme lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Dy prej anëtarëve të këtij komisioni, Juliana Latifi dhe Eduard Ypi votuan pro ndëshkimit me gjoba të këtyre ndërmarrjeve, ndërkohë që Leida Matja, Adriana Berberi si dhe Denar Biba votua kundër kësaj mase administrative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: