Në emisionin “Pikat mbi i” analisti, Artur Zheji u ndal tek çmimi i energjisë elektrike duke u shprehur se me njoftimin e fundit për të mos ndryshuar çmimin, kryeministri Rama po synon të krijojë thjesht suspancë, duke synuar ta shesë si arritje të qeverisë së tij.

“Qeveria bëhet me shkujdesur nda denoncimeve dhe kritikave. Rritja e çmimit të faturave do të krijojnë një shpërthim. Rama  thjesht do të krijojë një suspancë për njerëzit. Shteti është në një relaks shumë më të madh se ç’duhet në këto zgjedhje”, tha Zheji.

Më tej gjatë bisedës në studio, Zheji tha se pavarësisht kritikave dhe protestave nga ana e kryeministrit Edi Rama ka pasur edhe kundërpërgjigje.

“Mendoj që thika që ka shkuar në kockë, nuk ka shkuar asnjë në kockë as në palcë. Mendoj që ka një kundërsulm nga Rama. Ai ka marrë disa masa , 1-aministia fiskale dhe së shpejti thuhet se do të ndahet toka për kanabizim. Janë 15-20 mld paund- euro që presin të hyjnë me fugona në Shqipëri. Do të shtojë kanalet e panjohura ku do të derdhen para. Pra para nuk ka ndërtimet shtohem, para nuk ka dhe për pushime mezi gjen vende. Pra kam përshtypjen se duhet të ambientohemi për të bashkëjetuar me një të vërtetë të hidhur pasi nuk dihet nëse do të ketë apo jo rotacion së shpejti”, tha Zheji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: